Rreth nesh
Arbëria Group është kompania prodhuese e ujit natyral mineral “Alpeve”. Produktet tona janë të njohura në tregun e Kosovës dhe jashtë saj.
Nga burimi deri te sofra juaj
Ishte viti 2010 kur u themelua fabrika e ujit Alpeve nga kompania ARBËRIA, me qëllim prodhimin dhe sjelljen e ujit kualitativ natyror nga burimi deri te sofra juaj — i ambalazhuar me teknologjinë më moderne evropiane dhe i certifikuar me standarde evropiane.
Uji natyral i Alpeve buron nga thellësia e Alpeve, në malet e Gollakut në fshatin Koliq, në një lartësi mbidetare mbi 1200 m. Buron nga një burim i lashtë me ujë natyral mineral, i njohur nga gjithë treva si ujë me cilësi të lartë.
Shiko produktet tona
Rrugëtimi i ARBËRIA Group
Fillimi i veprimtarisë
Ishte viti 1994 kur në Kosovë filloi veprimtarinë e saj një ndër kompanitë më të fuqishme sot në tregun kosovar, kompania “ARBËRIA Group”. Atëbotë filluam me importimin e disa produkteve ushqimore nga disa vende të Ballkanit dhe distribuimin e tyre në të gjithë territorin e Kosovës, në krye me themeluesin e kompanisë z. Mehmet Halit Osmani, me sukses të dëshmuar deri në vitin 1998 kur filloi lufta në Kosovë.
Rifillimi pas luftës
Në vitin 2001, pas luftës në Kosovë, kompania “ARBËRIA Group” rifillon veprimtarinë e saj dhe përgatit stafin për distribuimin e produkteve ndërkombëtare, duke filluar importimin e pijeve freskuese dhe lëngjeve nga shtete evropiane.
Ndërtimi i fabrikës
Në vitet 2007–08 kompania, duke parë të nevojshme të japë kontributin e saj në rritjen e kapaciteteve ekonomike dhe zhvillimin ekonomik në vend, filloi të ndërtojë fabrikën më moderne për mbushjen e ujit në fshatin Koliq – Gollak, e cila sot ka kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar me ujë cilësor të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj.
Lindja e Ujit të Alpeve
Themelohet fabrika e ujit Alpeve — ujë natyral dhe mineral, i ambalazhuar me teknologjinë më moderne evropiane dhe i certifikuar sipas standardeve evropiane me ISO 22000-2005.
Teknologji moderne që ruan natyrën
Teknologjia jonë moderne mundëson që uji i Alpeve t’i ruajë të gjitha vetitë natyrale nga burimi deri te sofra juaj.
- Kontroll i plotë
- Përbërja e shëndetshme
- 7 Faza Filtrimi
- Çertifikata të cilësisë — ISO 22000-2005
Shijoni ujin e pastër të Alpeve
Zbuloni gamën tonë të ujit natyral dhe mineral në të gjitha madhësitë.