Produktet
Ujë Natyral dhe Ujë Mineral i Alpeve — nga 0.33L për çdo ditë, deri te bidonat 10L për shtëpi dhe zyrë.
Zgjidhni ujin tuaj
Ujë burimi, pa gaz
Bazuar në përbërjen kimike, uji i Alpeve i përmbush të gjitha standardet evropiane për pije dhe mund të përdoret nga të gjitha grupmoshat.
- Preferohet për përgatitjen e ushqimit të bebeve, njëkohësisht dhe për pije
- Uji i Alpeve u preferohet edhe grave shtatzëna
- Njerëzit që vuajnë nga dobësimi i kockave mund ta përdorin ujin e Alpeve
- Sportistët kanë rastin më të mirë ta konsumojnë — forcon kockat dhe është i pasur me oksigjen
Ujë mineral me CO₂
E njëjta pastërti e burimit të Gollakut, e gazuar me CO₂ — freskuese për çdo tryezë. Mbush ARBËRIA sh.p.k., sektori i prodhimit në fshatin Koliq – Gollak, lartësia mbidetare 1100 metra.
I certifikuar sipas standardeve evropiane me ISO 22000-2005.
Kërko ofertë
Për kafe & restorante
Çmime promocionale për bizneset e gastronomisë — Ujë i Alpeve natyral dhe mineral, nga burimi i pastër malor deri në tryezat e klientëve tuaj.

Analiza kimike
Analizat i bëri Instituti i Shëndetit Publik, Prishtinë – Kosovë.
Të ruhet në vende të freskëta dhe të errëta. E preferueshme të konsumohet brenda datës së shënuar në tapë.
| Katjonet | mg/l |
|---|---|
| Natriumi Na⁺ | 5.4 |
| Kaliumi K⁺ | 1.4 |
| Kalciumi Ca²⁺ | 36 |
| Magnezi Mg²⁺ | 10.69 |
| Anionet | mg/l |
| Bikarbonatet HCO₃⁻ | 268 |
| Kloruret Cl⁻ | 7.1 |
| Sulfatet SO₄²⁻ | 8 |
| Nitratet NO₃⁻ | 0.3 |
| Floruret F⁻ | 0.01 |
| Mbetja pas avullimit 180°C | 252 |
Dëshironi të porositni?
Na telefononi ose na shkruani — transporti i porosive është falas.