Uji nuk është ushqim, duke qenë se nuk përmban asnjë lëndë ushqyese. Edhe pse pjesërisht shuan urinë, uji nuk sjell energji të vërtetë në trup.
Megjithatë, uji është një lëndë e rëndësishme e cila siguron shëndet të mirë. Uji është i pranishëm në më shumë se 65% në organizmin e të rriturit. Megjithatë, trupi i njeriut nuk mund ta mbajë ujin, pasi ai del jashtë rregullisht nëpërmjet urinës, frymëmarrjes dhe djersës.
Të gjitha proceset vitale të trupit të njeriut funksionojnë me ujë. Uji është në fakt lënda më e rëndësishme për trupin pas oksigjenit.
Ai është një lloj karburanti që kontribuon në mënyrë aktive për funksionimin e mirë të organeve.
Në praktikë, uji siguron volum të mjaftueshëm të gjakut dhe lëngjeve limfatike në trup. Kjo i lejon trurit të funksionojë mirë. Uji mban ngrohtësinë e trupit, hidraton lëkurën dhe siguron lubrifikimin e nyjeve dhe syve. Nga ana tjetër, uji ndihmon në tretje, por gjithashtu ndihmon trupin në eliminimin e mbeturinave.
Sa ujë ju duhet në ditë?
Nevojat mesatare të konsumit të ujit për një të rritur janë rreth 2.5 litra ujë në ditë. Ushqimet sjellin rreth 1 litër ujë, ndërsa 1.5 litër konsumohet si pije. Megjithatë nevoja për ujë është e ndryshueshme — nëse jeni të sëmurë apo praktikoni aktivitet fizik, duhet të pini më shumë ujë.
