1Ndihmon heqjen e toksinave nga trupi
Kur pini ujë, kjo natyrisht nxit lëvizje në zorrën tuaj. Natën trupi juaj vetëriparohet dhe dëbon gjithë toksinat. Kur pini ujë me stomak bosh në mëngjes, ju do t’i nxirrni këto toksina të dëmshme, duke e lënë trupin të freskët dhe të shëndetshëm. Pirja me bollëk e ujit mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qelizave të muskujve dhe qelizave të reja të gjakut.
2Përmirëson metabolizmin
Pirja e ujit me stomak bosh mund të rrisë normën tuaj metabolike me të paktën 24%. Është shumë e rëndësishme për ata njerëz që janë në një dietë të rreptë. Një rritje e normës metabolike do të thotë një sistem i përmirësuar i tretjes së ushqimit. Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit pastron zorrën e trashë, duke e bërë më të lehtë absorbimin e lëndëve ushqyese.
3Forcon humbjen e shëndetshme të peshës
Kur pini ujë në mëngjes me stomakun bosh, do të nxirrni gjithë toksinat dhe kjo do t’ju përmirësojë sistemin tretës. Do të ndiheni më pak të uritur dhe dëshira për të ngrënë do t’ju reduktohet. Kjo gjë do të parandalojë shtimin e peshës që shkaktohet prej të ngrënit të tepruar.
4Zbut urthin dhe mostretjen
Mostretja shkaktohet prej rritjes së aciditetit në stomak. Ju vuani nga urthi kur acidi bën refluks në ezofag. Kur pini ujë me stomakun bosh, këto acide shtyhen poshtë dhe hollohen, gjë që e zgjidh problemin.
5Përmirëson çehren dhe shkëlqimin e lëkurës
Dehidratimi shkakton rrudha të parakohshme dhe pore të thella në lëkurë. Është zbuluar në një studim që pirja e 500 ml ujë me stomak bosh rrit prurjen e gjakut në lëkurë dhe e bën lëkurën të shkëlqejë.
6Nxit flokë të butë e të shëndetshëm
Dehidratimi mund të ketë një ndikim serioz në rritjen e flokëve tuaj. Pirja e shumë uji i ushqen flokët nga brenda. Uji përbën pothuajse ¼ e peshës së një fije floku, dhe një prurje e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë flokë të brishtë.
7Parandalon gurët në veshka dhe infeksionet e fshikëzës
Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit është e rëndësishme për parandalimin e gurëve në veshka dhe infeksioneve të fshikëzës. Pirja e ujit me stomak bosh hollon acidet që shkaktojnë gurët në veshka. Sa më shumë ujë që pini, aq më shumë do të mbroheni nga infeksionet e fshikëzës urinare.
8Forcon sistemin imunitar
Pirja e ujit me stomak bosh ndihmon në ekuilibrimin e sistemit limfatik, që shkakton rritje të niveleve të imunitetit. Një sistem i fortë imunitar do t’ju mbajë të sigurt nga lloje të ndryshme sëmundjesh.
Si shihet, ka shumë dobi nga pirja e ujit me stomakun bosh menjëherë pasi zgjoheni në mëngjes. Nuk ka dyshim se është mënyra më e lehtë për të bërë një ndryshim pozitiv në stilin tuaj të jetesës, pa shpenzuar para.
